Raportohet se në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar një person pas shumë problemeve të krijuara.
Ai kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull (egjiptas) i kishte kanosë me armë, viktimën femër e kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull K/Egjiptas i kishte kanosë me armë, viktimën femër e kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.