Arrestohet pasi policia i gjen pesë qese marihuanë në trup

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme është arrestuar një person, pasi këtij të fundit iu janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 15.1 gram, shkruan Ekonomia Online.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 15.1 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme