Arrestohet pejani pasi në gjendje të dehur kanosi babain dhe familjarët

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.

I njëjti ka demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme