Hetuesit policorë nga stacioni policor Hani i Elezit kanë konfiskuar nga një person 1 pistoletë TT e kalibrit 7,62 mm, 1 karikator, 4 fishekë të kalibrit 7,62 mm, 3 pushkë gjuetie kalibër 12 mm, 10 fishekë të kalibrit 12mm. Ky konfiskim ka ndodhur pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari B.B, mund të ketë në posedim armë të paautorizuara.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda ka shkuar në procedurë të rregullt.