Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar dhe therur me thikë një mashkull tjetër në Prishtinë.
Viktima raportohet se ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë në ora 22:45.
Sipas raportit të policisë, në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.