Një burrë është arrestuar të dielën në qytetin e Prizrenit. Kjo për shkak, se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “Dhunim”.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM
Prizren 19.03.2023 – 18:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.