Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Një 47 vjeçar me inicialet B.I. është arrestuar pas një informacioni inteligjent që pranoi Stacioni policor në Ferizaj.

Sipas një komunikate për media të policisë, ai tashmë kishte një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim.

“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme