Arrestohet personi që filmoi aksidentin e rëndë në Gjilan ku vdiq një 26 vjeçar

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Gjilanit një person i moshës 26 vjeç i cili po drejtonte një motoçikletë ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.

Lidhur me këtë rast  nga Policia e Gjilanit është arrestuar një person  i dyshuar për fotografim të pa-autorizuar.

Personi i arrestuar dyshohet se pas një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka filmuar dhe transmetuar direkt në rrjete sociale gjithë ngjarjen.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bërë video-incizim dhe postuar direkt përmes rrjeteve sociale, gjendjen e rëndë të një personi i cili ka pësuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme