Arrestohet personi që grabiti nën kërcënimin e armës

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 11:10 | Nga

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar dje nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, me ç’ rast është arrestuar një person i dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 09.12.2016 rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Personi i arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).

untitled1-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme