Arrestohet pjesëtari i FSK-së, ngacmonte femrën e cila ishte në lidhje dashurie

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 10:41 | Nga

Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm bën të ditur se ka arrestuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovë një person mashkull, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur në vazhdimsi një femër, e cila ishte në lidhje dashurie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (pjesëtar i FSK-së) pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar dhe kanosur viktimën femër K-Shqiptare e cila ka qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme