Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet prishtinasi që e rrahu gruan ditën e Bajramit

Arrestohet prishtinasi që e rrahu gruan ditën e Bajramit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili ka sulmuar bashkëshorten e tij, ditën e Bajramit. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë, 13.05.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili ka sulmuar bashkëshorten e tij, ditën e Bajramit.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 13.05.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme