Me datën 14 mars, një qytetar nga fshati Caparc dyshohet ta ketë kanos një bashkëvendës të tij.
Sipas Policisë, me kërkesë të prokurorisë së shtetit e me urdhëresë të gjykatës themelore është bastisur shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë:
një kallashnikov me numër serik 033669-86
një pistoletë “Bereta” me numër serik V33325
një pistoletë “SIG SAUER” me numër serik U523983 dhe
199 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.