Arrestohet prizrenasi pasi kanosi bashkë-vendasin e tij, i sekuestrohen tri armë

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 09:39 | Nga

Me datën 14 mars, një qytetar nga fshati Caparc dyshohet ta ketë kanos një bashkëvendës të tij.

Sipas Policisë, me kërkesë të prokurorisë së shtetit e me urdhëresë të gjykatës themelore është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë:

një kallashnikov me numër serik 033669-86

një pistoletë “Bereta” me numër serik V33325

një pistoletë “SIG SAUER” me numër serik U523983 dhe

199 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme