Arrestohet prizrenasi, rrahu gruan dhe dëboi anëtarët tjerë të familjes nga shtëpia

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 68 vjeçar i dyshuar për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, si dhe i kishte dëbuar anëtarët tjerë të familjes nga shtëpia.

“Me datën 31.01.2022 rreth orës 13:20 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në fshatin Caparc, Komuna e Prizrenit personi B S mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1954), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tije, si dhe i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia e tyre e banimit. Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• Pistolet Serik H197026
• Pushkë gjueti Nr. Serik 15-0159
• Pushkë ajore Serik18K00663 si dhe
• 196 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme