Arrestohet pronari dhe punëtori i një kafeterie në Viti, kanosën zyrtarët policorë dhe inspektorët

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Pronari dhe punëtori i një kafeterie në Viti janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë dhe inspektorët komunalë gjatë inspektimit të zbatimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, dje rreth orës 21:21.

“Njësiti patrullues dhe inspektoret komunal gjatë zbatimit të planit ‘Covid 19’, në një kafiteri, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (pronari i lokalit ), po ashtu edhe i dyshuari tjetër (punëtor i këtij lokali) ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit lirohen në procedure të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme