Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Vetëvendosjes dhe pjesëmarrës të tjerë, në përfundim të protestës.
Vetëvendosje ka konfirmuar se janë arrestuar Sadri Ramabaja, Drilon Pireva, Gëzon Kastrati dhe disa aktivistë të tjerë.
Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha”, përkatësisht afër ndërtesës së Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Bujqësisë.
Në pamjet e xhiruara nga Ekonomia Online, shihet gruaja e Sadri Ramabajës teksa iu bërtet policëve, duke kundërshtuar arrestimin “e profesorit të UP-së”.
Policia nuk ka dhënë ende sqarime pse janë bërë këto arrestime. Por, sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, atyre iu është gjetur një çantë e dyshimtë.
Disa nga të arrestuarit, derisa po futeshin të lidhur në furgonin e policisë, janë ankuar se janë keqtrajtuar.