Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar shoferin e një kamioni pasi ky i fundit kishte goditur për vdekje një këmbësor në Prishtinë.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar kamionin, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë