Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 17:27 | Nga

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të luftimit të trafikimit me njerëz në vazhdimësi ka ndërmarr veprime hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar të involvuar në aktivitete të tilla të kundërligjshme.

 Me datën 06.10.2016 pas një hetimi të bërë nga  njësiti i hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore i Policisë së Kosovës në Gjakovë  janë arrestuar  tre (3) persona (inicialet: L.N.-shqiptar/kosovar; P.K. -rom/kosovar; dhe L.G-shqiptar/kosovar) nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjet.

Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuar në këtë rast ndalohen për 48 orë, përderisa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt .

Viktima e këtij rasti me kërkesën e  saj  pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit e viktimave është dërguar tek familja.

Rasti 2.

Me datë 04.10.2016 është arrestuar e dyshuara me iniciale: E.R; femër/sh/k, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa të dyshuarit me iniciale: A.R;-mashkull /sh/k dhe V.R;-femër/sh/k, nën dyshimin për kryerjen e veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe me vendim të tij, tre te dyshuarit lirohen në  procedurë të rregullt .

Lidhur me rastin si provë materiale janë konfiskuar 290 euro që janë gjetur tek dy të dyshuara.

 

Të ngjashme