Arrihet marrëveshja mes Arsenalit dhe Chelseat për Jorginhon

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Italisë, Jorginho do të jetë transferimi i madh i skuadrës së Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe po finalizon dokumentet për transferimin e Jorginhos.

Mësohet se për kartonin e Jorginhos, i cili gjatë ditës do t’i kryejë kontrollimet mjekësore, Arsenali do t’i paguajë Chelseat 15 milionë euro.

Ndërkohë, Jorginho me Arsenalin do të firmosë kontratë deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

31-vjeçari këtë sezon ka shënuar tri gola në të gjitha garat për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Napoli për 57 milionë euro.

Të ngjashme