Milani është afër që të kompletojë transferimin e parë në këtë verë.
Rossonerët duan që të transferojnë portierin e Lilles, Mike Maignan.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, klubi italian ka arritur marrëveshje me atë francez për gardianin.
Maignan tashmë gjendet në Itali për testet mjekësore dhe shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtarizimi i tij.
Ende nuk ëhstë bërë e qartë shuma e transferimit, mirëpo duket se do të ketë ndryshime të mëdha te skuadra italiane.
Transferimi i Maignan në San Siro, e lejon Gianluigi Donnarumman që të largohet si lojtar i lirë, derisa shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.