Arrihet marrëveshja mes Ramës dhe Bashës

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 08:53 | Nga

Arrihet marreveshja pas më shumë se 3 orësh takim koke me koke mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-se Lulzim Basha.

“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. Ai i ka shtrënguar dorën kreut të opozitës dhe më pas është larguar.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike.

Burime për Albeu.com bënë me dije se palët kanë pranuar paketën McAllister + ndërsa vijon diskutimi për datën e zgjedhjev

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme