Arrihet marrëveshja, ylli i Barcelonës kalon në Romë

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Roma dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kalimin e Carles Perez në kryeqytetin italian, si lojtar i huazuar me detyrim blerjeje për 13 milionë euro.

Megjithatë, tani i mbetet lojtarit të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet Romës apo jo, raportojnë mediat spanjolle.

Në momentin që Perez e pranon kalimin në Romë, transferimi i tij nga Barcelona do të bëhet zyrtar.

21-vjeçari, i cili vetëm para katër muajve e ripërtëriu kontratën deri më 2022, është gjendur në një situatë të papritur; sepse sapo ia doli të ishte pjesë e skuadrës së parë të Barçës, iu tha se nuk është më pjesë e planeve të klubit. E tëra për shkak të ndërrimit të trajnerit.

Roma nuk është mundësia e vetme e Perezit, por thuhet se Barcelona synon ta mbyllë marrëveshjen me klubin italian sa më shpejt për shkak të gjendjes së keqe financiare.

Gjithsesi, tani i mbetet Perezit të vendosë nëse dëshiron të kalojë në Romë apo jo./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme