Zyrtarët palestinezë thanë se kanë arritur një marrëveshje armëpushimi me Izraelin për t’i dhënë fund dhunës në rritje në Rripin e Gazës dhe Izraelin Jugor që ka çuar në vdekjen e së paku 23 palestinezëve dhe katër izraelitëve.
Zyrtarët e Gazës i konfirmuan Al Jazeera se marrëveshja u arrit në orën 1:30, sipas orës lokale.
Asnjë sulm ajror izraelit në territorin palestinez nuk është raportuar që kur marrëveshja hyri në fuqi.
Zyrtarët thanë se Egjipti dhe Katari ndihmuan të ndërmjetësonin për t’i dhënë fund ditëve të sulmeve midis Gazës dhe Izraelit.
Nuk pati konfirmim nga pala izraelite. Megjithatë, ushtria izraelite në fillim të hënës hoqi të gjitha kufizimet mbrojtëse të vendosura pranë zonës së Gazës gjatë shpërthimeve të fundjavës.