Ekonomia Online
FUNDIT

Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla kanë arritur në Pallatin e Drejtësisë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’. Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i […]

Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla kanë arritur në Pallatin e Drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

Të ngjashme