Arrin në 28 numri i të vdekurve në Gaza

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Ka arritur në 28 numri i viktimave që u shkaktuan nga hedhja e raketave izraelite në Rripin e Gazës, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Palestinës në Gaza.

Në mesin e viktimave janë 10 fëmijë dhe një grua, ka thënë ministri, njofton Klan Kosova, shkruan Al Jazeera.

Të paktën 152 njerëz janë gjithashtu të lënduar, ka shtuar ai.

Ushtria izraelite shtoi bombardimet në Rripin e Gazës të okupuar të martën në mëngjes.

Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve u rritën pas ekspansionit territorial në lagjen “Sheikh Jarrah”  të Jerusalemit nga ardhacakët izraelitë.

Të ngjashme