Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi arriti të hënën në 79.
Tërmeti ka goditur të premten, duke dridhur edhe pjesë të Greqisë.
Autoritetet turke thanë se 79 vetë kanë vdekur – që të gjithë në qytetin e Izmirit.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar edhe në tetë ndërtesa banimi në Izmir.
Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë tha se mbi 960 njerëz janë plagosur në tërmet.
Mbi 740 prej tyre tashmë janë liruar nga spitalet.
Tërmeti i së premtes, sipas institutit turk Kandilli, ka pasur fuqinë prej 6.9 shkallësh të Richterit dhe epiqendrën në Detin Egje.
Si pasojë e tij, dy persona kanë humbur jetën në ishullin Samos të Greqisë.