Arroganca e frazeologjia boshe e populiste nuk pinë ujë në Bruksel

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 16:59 | Nga Vlora Çitaku

Kryeministër,

Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike.

E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush.

Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë.

Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington.

E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel.

Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre.

Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Të ngjashme