Arsenal ka njoftuar për marrëveshjen e re sponsoruese me Adidas-in e që do të hyjë në efekt prej stinorit të ardhshëm.
Marrëveshja, e cila vlen 300 milionë funte e që shtrihet përgjatë pesë vjetësh, do të aktivizohet më 1 korrik të vitit 2019.
Për më tepër, pohohet se marrëveshja e re do të sjellë përfitime të dyfishta në krahasim me atë që e kanë me Puma-n që prej 2014-tës.
Sidoqoftë, pohohet se është prapë më pak se shuma prej 75 milionë funtesh në vit që Manchester United e fiton nga kjo kompani.