Arsenal nëse e donë Odegaard duhet të paguajë 60 milionë euro për të

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard ishte i huazuar nga Real Madridi për gjysmën e dytë të sezonit në Arsenal dhe ai la gjurmë te kjo skuadër ku bëri disa asistime dhe shënoi dy gola

Por, marrëveshja e huazimit nga Arsenali për Odegaard ishte pa të drejtë blerje. Sot, Defensa Central shkruan se Odegaard mund të bëhet i Arsenalit nëse topxhinjtë pajtohen për të paguar 60 milionë euro për të.

Gunner e dëshirojnë norvegjezin në skuadrën e tyre pasi që për Artetan ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë që kishte në Emirates Stadium në pjesën e dytë të sezonit.

Odegaard, i cili ka kontratë me Realin deri më 2023, vetëm në Premier Ligë ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste, edhe pse nuk luajti disa ndeshje shkaku i një lëndimi të vogël.

Të ngjashme