Arsenali nuk ka arritur të mbajë epërsinë dhe është mposhtur me rikthim 2-1 nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Arsenalit, por të dyja skuadrat patën edhe raste shënimi.
Arsenali rrezikoi me anë të Pierre-Emerick Aubameyang (4’) Bukayko Sako (18’) dhe Alexandre Lacazzette (31’), ndërsa Brigtoni provoi me Aaron Moy (43’), por shifrat mbeten të pandryshuara.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe me më shumë raste shënimi, ku nuk munguan edhe golat.
Të parët në epërsi kaluan Arsenali me anë të Nicolas Pepe, i cili shënoi një supergol në minutën e 68-të për 0-1.
Megjithatë, Brightoni u rikthye në lojë në minutën e 75-të me anë të Leëis Dunk, i cili shënoi nga afërsia për 1-1.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të shënojnë me anë të Neal Maupay (90’), i cili vulosi fitoren 2-1 për Brightonin.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në pozitën e nëntë me 41 pikë, ndërsa Brightoni renditet i 15-ti me 30 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë udhëtojnë te Southamptoni, teksa Brightoni udhëton te Leicester City.