Arsenali raportohet se po dëshiron largimin e sulmuesit anglez Danny Welbeck.
Për Welbeckun interesim kanë shprehur tri skuadra të Premier Ligës: Evertoni, Bournemouthi dhe Southamptoni.
Sipas “Evening Standard”, trajneri i ri i “Topçinjve”, Unai Emery, raportohet se i ka thënë Welbeckut se nuk është në planet e tij dhe se është i lirë të largohet kudo që dëshiron ai.