Skuadra e Arsenalit po insiston në transferimin e portierit të Barcelonës, brazilianit Neto gjatë këtij muaji, kanë raportuar të mërkurën mediat në Angli. Te Arsenali po e shohin Neton si rezervist të duhur dhe me përvojë për gjermanin Bernd Leno dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të paguajnë rreth dhjetë milionë euro.
Neto 31-vjeçar këtë edicion ka vetëm nëntë paraqitje te Barcelona dhe tashmë ka kërkuar largimin nga “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Valencia, Juventusi dhe Fiorentina.