Arsenali interesohet për Quinteron

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të River Plates, kolumbianit Juan Quintero, kanë njoftuar mediumet angleze.

Bëhet e ditur se tek Arsenali e shohin Quinteron si pasardhës të Mesut Oezilit, i cili pritet të largohet në fund të këtij edicioni.

Për transferimin e Quinteros, Arsenali është i gatshëm t’i paguajë ekipit nga Argjentina rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.

Quintero 26-vjeçar, te River Plate është transferuar nga Porto në janar të vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në muajin qershor të vitit 2021.

Këtë edicion, Quintero ka shënuar pesë gola në 13 paraqitje në kampionatin argjentinas. Ai ka edhe 22 ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen e Kolumbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme