Arsenali përgatit dy goditje radhazi, pas Guimaraesit në skenë del emri surprizë

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Arsenali raportohet se nuk e ka mbyllur ende afatin kalimtar në repartin e mesfushës, pasi përveç transferimit të pritshëm të Bruno Guimaraes, “Topçinjtë” po punojnë edhe për afrimin e një tjetër lojtari.

Kapiteni i Newcastle United, Bruno Guimaraes, është lidhur gjatë gjithë verës me një kalim te kampionët e Anglisë. Sipas mediumit francez L’Equipe, Arsenali ka arritur marrëveshje paraprake me Neëcastle për një shumë prej rreth 90milionë eurosh, ndërsa palët janë ende duke negociuar bonuset dhe komisionet e agjentëve.

Guimaraes nuk pritet të udhëtojë me Newcastle në kampin stërvitor parasezonal në La Manga, gjë që ka shtuar bindjen se transferimi mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Trajneri Mikel Arteta beson se braziliani do të formojë një mesfushë të frikshme së bashku me Declan Rice, Martin Zubimendi dhe Mikel Merino.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman Fussballdaten, Arsenali nuk do të ndalet me kaq. Klubi londinez e ka vendosur në krye të listës së dëshirave mesfushorin defensiv japonez Kaishu Sano dhe tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e tij për të diskutuar një transferim të mundshëm.

25-vjeçari i Mainz po ndiqet edhe nga Liverpooli, Tottenhami dhe Newcastle, pasi klubet angleze janë impresionuar nga aftësitë e tij në fazën defansive, cilësia teknike dhe energjia për të përshkuar distanca të mëdha gjatë ndeshjeve.

Mainz besohet se e vlerëson kartonin e Sanos mes 50 dhe 60 milionë eurosh, ndërsa futbollisti ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2028.

Sano iu bashkua Mainzit në vitin 2024, pasi më parë kishte luajtur për Machida Zelvia dhe Kashima Antlers në Japoni. Ai gjithashtu regjistroi tri paraqitje me Japoninë në Kupën e Botës 2026.

Nëse transferimi realizohet, japonezi pritet të ketë fillimisht rolin e një lojtari rotacioni, teksa Arsenali do të garojë sezonin e ardhshëm në katër fronte: Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

Të ngjashme