Arsenali shënon fitoren e pestë radhazi, Haaland sërish “het-trik” për Cityn

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Arsenal mbetet perfekt në Premier League, duke marrë fitoren e pestë radhazi në startin e kampionatit. Topçinjtë fituan 2-1 në shtëpi me Aston Villa, duke dominuar totalisht me lojë e raste, pavarësisht se rezultati ishte i ngushtë.

Pas shumë rasteve, Gabriel Jesus arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 30-të. Vendasit patën edhe raste të tjera, por kaq u mbyll pjesa e parë. Arsenal e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, por do të ishin miqtë ata që do të shënonin në 74’

Të besuarit e Artetas nuk u stepën, tri minuta më pas Martinelli rikthen avantazhin. Braziliani kësaj here nuk fali, teksa portieri mik i kishte mohuar një supergol në pjesën e parë. Arsenal mbron fitoren deri në fund, duke u treguar perfekt në pesë ndeshjet e para.

Manchester City tregon edhe njëherë tjetër dominimin, duke dëshmuar se është skuadra kampione dhe për t’u mundur. Sitizens fituan 6-0 në shtëpi përballë Nottingham Forest.

Protagonist absolut përsëri Erling Haaland, i cili ashtu si një ndeshje më parë shënoi tre gola, të tre në pjesën e parë, duke filluar nga minuta e 12-të deri në 38-të. Norvegjezi shkon në 9 gola këtë sezon në 5 ndeshje. Mesatare e frikshme! Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Në të dytën është Cancelo në 50’ dhe Alvarez në 65’ e 88’ që cuan rezultatin në 6-0. Katër fitore dhe një barazim mbajnë Cityn në vendin e dytë, me një mesatare të lartë prej 3.8 gola për ndeshje.

Të ngjashme