Skuadra e Arsenalit ka shkëputur kontratën para kohe me qendërmbrojtësin Sokratis me marrëveshje të dyanshme.
Klubi nga Londra ka njoftuar se Sokratis është futbollist i lirë dhe ka të drejtën që të negociojë me skuadra tjera për të vazhduar karrierën.
Ai ka pasur kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni, por nuk ishte në planet e trajnerit Mikel Arteta, i cili nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje. Sokratis 32-vjeçar iu pat bashkuar Arsenalit në verën e vitit 2018 nga Borussia Dortmundi, kurse karrierë ka bërë edhe te Werder Bremeni. Genoa, Milani e AEK-u.