Arsenali ka triumfuar si mysafir i Swansea Cityt në kuadër të javës së 21-të në Premier League.
Skuadra e Arsene Wenger e ka mposhtur skuadrën uellsiane me rezultat të thellë 0:4 në ndeshjen e zhvilluar në “Liberty Stadium”.
Golat për Arsenalin i shënuan Giroud (’37), Cork (og,’54), Naughton (’62) dhe Sanchez (’73) për rezultatin final 0:3.
Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali ngritet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Swansea mbetet në vendin e fundit me 15 pikë.