Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë, nuk mbrohet coronavirusi me maska, por me këto gjëra

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, po deklaron se mjekët kosovarë nuk janë të përgatitur për t’u ballafaquar me virusin kinez e quajtur ”coronavirusi”, shkruan Gazeta Metro.

Gërxhaliu ka thënë se maskat e paraqitur në një fotografi ku shihen stafi i QKUK-së nuk e ndalin koronavirusin.

Sipas tij, këto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse është madhësisë 0.1 deri 0.2 micron.

Shkrimi i plotë i Gërxhaliut:

Mobilizim vetëm për ajrin e ndotur të Prishtinës ndoshta.
Këto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse është madhësisë 0.1 deri 0.2 micron. Shpresoj të mos kenë ndonjë të infektuar me këto paisje kolegët e respektuar.

Fotoja 2 është korrekte, por nuk është te ne , por e bërë te vendet që me kohë i kane stornuar pajiset e veprimit sipas standarteve, në rastet e paritura, këtadtrofat në masë etj.

Shpresoj që këtë postim do e marrin seriozisht dhe të mos kursejnë për paisje mbrojtëse të stafit shëndetësor dhe popullatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme