Arsyet pse AKK-ja kërkoi që kryetarët e komunave të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës u ka bërë sot thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një njoftimi për media, nga AKK-ja kanë njoftuar edhe për arsyet e kësaj kërkese për kryetarët e komunave,

Sipas Bordit të AKK-së, përfaqësuesit e komunave janë larguar nga Komiteti Anti -Covid19.

“Bordi vlerëson se ky veprim i do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS

VENDIM

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.

Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:

  1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.
  2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
  3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.

Bordi vlerëson se ky veprim i do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave.

Të ngjashme