Oreksi është një prej gjërave të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm. Mungesa e tij shpeshherë sinjalizon probleme me shëndetin.
Mirëpo edhe oreksi i tepërt në fakt është gjithashtu tregues se diçka nuk po shkon siç duhet në organizmin tonë. Me poshtë renditen disa nga arsyet perse ndjejmë uri edhe kur jemi te ngrënë.
Mungesa e gjumit
Gjumi është një nder rregullatorët kryesor te konsumit te ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve qe sinjalizojnë urine dhe ngopjen. Pagjumësia mund te shkaktoje ndjesinë e urisë se vazhdueshme dhe çrregullim te konsumit te ushqimit.
Dehidratimi
Sensoret e urisë dhe etjes janë vendosur shumë pranë në hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund të perceptohet si “uri” shume lehtë. Bëni prove, kur te ndjeni uri të pashpjegueshme, konsumoni ujë në vend te ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shume gjasa që uria te zhduket.
Stresi
Kur trupi gjendet nen stres, ai prodhon hormone te lidhura me te, qe janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë ne mënyrë qe te përballojmë një situate te vështirë, për këtë arsye sinjalizojnë trurin qe te çlirojë hormone qe shkaktojnë uri.
E ngrëna shpejt
Pas konsumit të një vakti, nevojiten rreth 20 minuta qe truri të marrë sinjalin e ngopjes. Gjate kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shume gjasa që të jemi duke marrë më shumë kalori nga sa na nevojitet. Është e nevojshme të hamë ngadalë dhe t’i japim kohë sinjaleve të brendshme të na udhëzojnë siç duhet.
Konsumi i ëmbëlsirave
Konsumi i sheqerit te thjeshte, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje te menjëhershme të insulinës e cila e ul sheqerin me shumë seç duhet nga qarkullimi. Kur nivelet e sheqerit bien në gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep “urdhër” të konsumohet sheqer për të stabilizuar gliceminë.
Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do te stabilizohet vetvetiu me mekanizmat fiziologjikë të rregullimit të tij. Është logjike te kuptojmë se pas konsumit te një ëmbëlsire apo te një vakti të pasur me karbohidrate të thjeshta, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevoje me për sheqer tjetër, për të paktën disa ore!
Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave në ushqim
Ushqimi i varfër në yndyra dhe proteina e lë organizmin te paplotësuar dhe sensori i urisë rri “i ndezur”. Marrja e yndyrave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive të rritura me gjelbërim, avocado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon te ndjehemi më shpejt të ngopur, ndërsa marrja e proteinave ne çdo vakt ndihmon që ngopja të zgjasë më shumë.