Arta Dobroshi ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar në saje të filmit “Home”. Ky i fundit me tematikë të refugjatëve është shkruar nga skenaristi Daniel Mulloy.
Aktorja ka pranuar kësisoj çmimin “Cannes Lions Festival of Creativity” gjersa Arta ka treguar se ka jetuar gjysmën e jetës së saj si refugjate, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Asnjëri nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, kombësia ime është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet tokë”, ka thënë ndër të tjerash Arta e emocionuar, e cila mori duartrokitje nga publiku francez.
Theksojmë se filmi ka bërë krenarë shqiptarët pasi morri edhe çmimin prestigjioz BAFTA.