Artan Nimani nga NISMA: Zëri i bashkimit po dëgjohet qartë me 122

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Artan Nimani ka thënë se zëri i bashkimit po dëgjohet qartë me 122, që është dhe numri që NISMA garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se lista e kësaj partie përfaqëson patriotë, intelektuale të rinj dhe familje që brez pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë.

Shkrimi i plotë:

Zëri i bashkimit po dëgjohet qartë me 122.

Sot nisëm nga Kryeqyteti një fushatë që nuk është thjesht garë politike. Është rreshtim i qartë me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe të orientuar drejt vlerave euro-atlantike.

Lista jonë përfaqëson patriotë, intelektualë të rinj dhe familje që brez pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë. Kjo është forca e bashkimit – e vendosur, e palëkundur dhe e pandalshme.

Unë, si kandidat nr. 7 në listë, krah Fatmir Limajt, jam pjesë e kësaj rruge dhe i këtij angazhimi serioz për ndryshim real.

Nga këtu nis thyerja e rrethimit. Nga këtu nis marshimi drejt fitores.

Voto 122 Nisma

Voto 7 Artan Nimani

Të ngjashme