Aktori 91 vjeçar vdes pasi goditet nga disa vetura në Los Anxhelos

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Orson Bean, aktori veteran i njohur në vitet e ’50-ta dhe ’60-ta për paraqitjet e tij në “The Twilight Zone” dhe në seriale tjera, e më pas panelist në emisione televizive si “To Tell the Truth”, ka vdekur të premten në Los Anxhelos, sipas raportimeve. Ai ishte 91 vjeç.

Bean raportohet të jetë goditur nga një veturë teksa po e kalonte rrugën në qytetin e tij, raporton FOX 11 i Los Anxhelosit. Ai u shpall i vdekur në vend të ngjarjes, ka thënë polici Tony Im nga Departamenti Policor i Los Anxhelosit, transmeton Koha.net.

Televizioni KNBC i Los Anxhelosit raportoi se Bean në të vërtetë është goditur nga “disa vetura” teksa tentoi të kalonte rrugën në Bulevardin Venecia.

Policia thotë se personi që mendohet ta ketë goditur Beanin, është ndalur dhe ka tentuar ta ndihmojë aktorin.

Bean ka vazhduar të punojë në të ’80-tat, me role si mysafir në seri televizive si “Hot in Cleveland” dhe “Modern Family”.

Ai ka lënë prapa bashkëshorten, aktoren Alley Mills, e cila ka luajtur nënën në serinë televizive “The Wonder Years, ka raportuar FOX 11.

Të ngjashme