Kryeqyteti paralajmëron vendosjen në funksion të aplikacionit për orarin e barnatoreve

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shpejti do ta lëshojë në funksion një aplikacion për orarin e barnatoreve kujdestare.

Në një njoftim të Komunës thuhet se funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Ndërsa kujdestaria e barnatoreve thuhet se fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.

“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme