“Anibar” hap thirrjen për pjesëmarrje me filma të animuar

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në festivalin e 2018-ës, për shfaqjen e filmave të animuar.

Thirrja e “Anibar” për filma të animuar për këtë vit mbyllet më 30 prill, ndërsa për t’u bërë pjesë e tij ju mund të dërgoni filmin përmes platformës www.filmfreeway.com .

Gjatë muajit prill, do te shfaqen disa nga punët e animatorëve kosovarë.

Këtë javë do të prezantohet puna e Edvin Susurit. Ai ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe punon si animator dhe ilustrues në 2VO dhe Undesignate. Në edicionin e tetë të festivalit Anibar Susuri ka qenë pjesë e jurisë së studentëve të “Anibar”, të mentoruar nga Maros Brojo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme