Dështimet e mëdha të Kurtit në veri

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 20:03 | Nga Milazim Krasniqi

Dështimet e Kurtit në veri janë të rënda dhe me rrezik të madh. (Vërtet më duken njerëz qesharakë ata që kujtojnë se ai ka suksese në veri.)

Ja si duken këto dështime:

1. Kosova nën masat e BE-së, ku humb qindra milionë euro dhe ku po dëmtohet prestigji i saj

2. Pasaportat e Serbisë do të lejohen të përdoren për serbët e Kosovës, për lëvizje pa viza. Pra, Serbia po bëhet hisedare në këtë fushë.

3. Ka rrezik se po dështon regjistrimi i popullsisë në veri. Dështimi i regjistrimit zakonikisht e hap temën e riorganizizmit administrativ e politik. Ashtu ka qenë edhe rasti i Kosovës në vitin 1991, kur patëm refuzuar regjistrimin.

4. Deri sot nuk ka ndodhë dënimi zyrtar i sulmit terrorist në Banjkë. Ka llafe por jo veprime.

5. Dinari po zyrtarizohet si mjet pagese në sistemin bankar të Kosovës (demek po hiqet keshi.)

6. Dështimi i votimit për mandatin e kryetarëve në komunat në veri, e ka forcon narrativën se serbët janë të diskriminuar, të viktimizuar. Prandaj po rritet në mënyrë eksponenciale presioni për Asociacionin- Autonominë e serbëve.

Si përfundim, gjasat për integrimin e serbëve e të veriut po zvogëlohen. Alternativa e integrimit gjithmonë mbetet padëgjueshmëria qytetare, rebelimi i armatosur, ose autonomia territoriale e politike.

Prandaj ata që politikën e Kurti në veri e shohin si sukses, më e pakta që mund të thuhet për ta, janë qesharakë. Ose nuk marrin vesh bash kurrgjë, ose bëjnë pazar me gjithçka.

Të ngjashme