Arilena Ara publikon videon e performancës fantastike në “FIFA Fan Zone” të Moskës

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 11:06 | Nga

Tashmë për botërori për kombëtaret ka marrë fund dhe dihet se Franca është shpallur kampion e globit.

Gjithashtu e kemi parë edhe performancën e këngëtares sonë, Era Istrefit së bashku me Will Smith dhe Nick Jam, të cilët kanë kënduar këngën “Live It Up”.

Por, në kryeqytetin rus të Moskës ka kumbuar edhe gjuha shqipe në saje edhe të këngëtares tjetër shqiptare, Arilena Ara.

Kjo e fundit ka shkëlqyer teksa ka kënduar hitin që e bëri të njohur të famshme në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht te publiku rus, “Nëntori”.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa momente të koncertit që është mbajtur në “FIFA Fan Zone” në Moskë.

“Gjithë Rusia shqip”, ka shkruar me këtë rast Arilena teksa shihet publiku duke ngritur duart lartë.

Theksojmë se kënga “Nëntori” ka rrëmbyer vendet e para në klasifikimet muzikore në Rusi dhe është një nga hitet e preferuara të Arilenës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme