Artistët shqiptarë tregojnë në Prishtinë pse s’duhet shembur Teatri, thonë se çdo gjë është e lidhur me politikën

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana ka mbajtur diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediet e Kosovës lidhur me qëndrimet, sfidat dhe përpjekjet për ruajtjen nga shembja të objektit aktual të Teatrit Kombëtar në Tiranë, raporton Ekonomia Online.

Aty u fol për protestat, rrënimin e teatrit dhe gjendjen e mjerueshme në komunitetin artistik.

Artistë të ndryshëm nga Shqipëria thanë se çdo që në fushën e artit është e lidhur me politikën.

Aktori Edmond Budina tha se protesta e komunitetit artistik është e mbështetur nga shumë qytetarë dhe nuk ka të bëjë me komunitetin artistik për ndërtimin e një teatri të ri, por me një aferë korruptive që trualli i teatrit që është 9 mijë kilometra katror të ndërtohen aty ndërtesa.

“Është një hap qytetarie që jemi sot këtu, ky fakt që jemi këtu. Ajo që është e rëndësishme në këtë protestë është që ka shumë intelektual dhe qytetari janë shumë shtresa që e mbrojnë historinë tonë, në Shqipëri në ka teatër më të mirë se ai, është i keq mbajtur, por qëllimisht për të arritur në këtë ditë për ta rrëzuar për të përfituar truallin përreth, janë 9 mijë metra katror që duan ti marrin, kjo është korruptive dhe kundër kushtetutës”, tha ai.

Artisti Neritan Liçaj u tregua shumë i ashpër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke u shprehur se ai po dëshiron ta rrënoj komunitetin artistik.

“Beteja për teatrin është shimë e gjerë u bë një luftë politike, i çmend kryeministri dhe aprovoi një ligj që shkeli kushtetutën, u shkelën 6 nene të kushtetutës dhe marrëveshja e Stabilizim- Asociimit. Është vend historik, duam apo s’duam Enver Hoxha ngrit artin profesionalisht, aty është Opera, Galeria e Artit, Lidhja e Shqiptarëve, ka një vlerë të jashtëzakonshme aty është bërë edhe gjyqi i deputetëve të komunistëve. Teatri është shumë i mirë është top, vet e kanë lejuar të prishet”, tha ai.

Gazetari Gent Gaba tha se çdo gjë që ka të bëjë më qytetin e Tiranës është politike.

 “Çdo gjë që ka të bëjë me qytetin është politike, kjo është një çështje që tejkalon partitë politike, është lëvizja më e rëndësishme qytetare që ka ndodhur ndonjë herë në Shqipëri, aty nuk ka një kryetar por një objektivë, kundër një autokracie të re”.

Aktorja Adriana Tolka tha se në tetarët atyre u mungon bashkimi.

“Dua të përgëzoj komunitetin artistik në Kosovë, statusin artistik pasi neve në teatër na mungon bashkimi” .

Aktivistja Juli Emiri tha se qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh me teatrin derisa tha është gjendje emergjente në fushën e artit.

 “Ne jemi të censuruar, as qytetarët nuk e dinë çka po ndodhë me teatrin dhe ky është faji i qeverisë, ne jemi varfëruar si qytetarë nuk kemi shfaqje në tiranë. Ne jemi në një gjendje emergjente në gjendjen e artit. Qeveria është kujdesur që në momentet e daljes së problemit, ka hedhur pyetjen a të ndërtojmë teatër të ri apo jo, nëse shembet teatri humb historia dhe pjesa tjetër është korrupsioni”, tha Emiri, raporton EO.

Ky debat dhe protestat në Shqipëri po vazhdojnë tash e 2 vjet për mos lejimin e rrënimit të teatrit.

Planit të Qeverisë Rama për shembjen e objektit aktual të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri në të njëjtin vend, iu është kundërvënë një numër i madh artistësh e intelektualësh.

Ata synojnë ruajtjen e objektit aktual dhe ruajtjen e pronës rreth këtij objekti, duke u thirrur në vlerat arkitektonike, mbamendjen kolektive dhe në nevojën për ruajtjen e hapësirave publike.

Të ngjashme