“Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të diktaturës komuniste

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

“Gasper Gaspri shpenzoi ato që duhet të kishin qenë vitet më të bukura të jetës së tij, si një viktimë e torturave në burgjet famëkëqija shqiptare. Ai u akuzua për kundërshtim të diktaturës, por pikëpamjet prodemokratike të familjes së tij dhe fakti që ata ishin besimtarë, ishin krime të mjaftueshme për regjimin”. Kësisoj nis rrëfimi i parë nga shumë të tillë që do t’i rrëfejnë të mbijetuarit e diktaturës famëkeqe gjatë 47 vjetëve në Shqipëri, që ka zënë vend në një platformë e cila tubon dëshmi të tilla.

Kjo platformë mbledh rrëfime të njerëzve që kanë jetuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Historitë e tyre përfshijnë jetën në kampe, burgje, përvoja mbijetese, jetë në ekzil, qëndrueshmërinë, varfërinë, faljen dhe shpresën, shkruan sot Koha Ditore.

Platforma “Edhe muret kanë veshë” (Even Walls Have Ears) është lansuar si një bashkëpunim midis artistes Kristale Ivezaj-Rama, e cila është themeluese dhe drejtuese e galerisë “The Ballkan Artists Guild” në Londër, dhe artistes së njohur konceptuale Alketa Xhafa-Mripa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme