Interesim i madh i artistëve për Çmimin Special “ChopinPianoFEST”

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Chopin Piano Fest Prishtina 2019 ka organizuar garën për Çmimin Special ChopinPianoFEST, raporton Ekonomia Online.

Pianistja Ardita Statovci tha se kjo është hera e tretë që po mbahet kjo garë dhe se ka pasur një interesim të madh.

E duke folur për fituesin e mundshëm, Statovci tha se do të shpallet nga juria dhe do të mbajë koncert në Bern të Gjermanisë.

“Në kuadër të festivalit ChopinFest tani kemi krijuar një traditë, është viti i tretë me radhë që organizohet konkursi pianistik dhe kjo bëhet me bashkëpunim me sponsor gjerman. Çmimi për fituesit ngërthen një koncert recital në Bern të Gjermanisë, master klasë në Universitetin Ekonomik, vizita në muze dhe vende tjera në Gjermani dhe vendet kulturore të këtij regjioni”, ka treguar ajo.

Statovci foli edhe për kushtet dhe procedurat që pianistët garues duhet të ndjekin.

“Kandidatët që luajnë sot, kushti është që secili të ketë të përgatitur një recital pianistik me minutazh 60 min. Në garë luaj 45 minuta, pjesë e këtij programi janë pjesë obligative është një vepër e Beethovenit ose Shumanit ose të dyja varësisht. Gara është e hapur edhe për publikun ndërsa rezultatet shpallen brenda ditëve në vazhdim, sot ka 4 kandidatë që do të luajnë, kërkesat janë shumë të mëdha. Mënyra e përzgjedhjes ka qenë sipas jurisë, kanë luajtur me piano dhe i ka përzgjedhë juria”, tha Statovci.

Të ngjashme